Policia e Kosovës ka identifikuar një veturë me targa të Serbisë që nuk ka vendosur stikersa në targa.
Policia pasi lokalizon veturën, drejtuesit të saj i shqipton gjobën përkatëse.
Policia e Kosovës edhe një herë falënderon të gjithë ata që bashkëpunojnë duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve, por jo vetëm, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.