Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 34 pacientë nga Covid-19, prej tyre 6 të konfirmuar me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Pejës,1 pacient, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.