Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët që të planifikojnë respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive.
MSh në postimin në Facebook kërkon që të planifikohet më herët blerja me qëllim që të shmangen turmat dhe grumbullimet e panevojshme.
Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë.
Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme.
Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm.