Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare kryhet operacioni i rrallë për herë të parë në Kosovë

Dhj 31, 2021

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm, për herë të parë në Kosovë.

Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë operuar një pacient 76 vjeçar në arterien karotide të brendshme (arterie që ushqen trurin me gjak). Arteria ishte në formë spiraleje deri te hyrja e saj në tru dhe ishte e ngushtuar në origjinën e saj.

Sëmundjet e shfaqura në arterien karotide janë të rralla, me një rrezik të madh për të shkaktuar sulm në tru.

Pas operacionit, janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik është kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 3 ditë hospitalizimi, është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM