Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se janë miratuar 4 akte nënligjore të cilat do të shtyejnë përpara funksionalizimin e Institucioneve të Kulturës.
Katër rregulloret përfshijnë:
Dy akte nënligjore të cilat definojnë hapat e parë të rëndësishëm për funksionalizimin e plotë të brendshëm të institucionit të ri të Operës së Kosovës ku përfshihen:
Statuti i Operës së Kosovës
Me këtë Statut, rregullohet veprimtaria, mënyra e financimit, misioni, vizioni si dhe kompetencat e organeve drejtuese të Operës së Kosovës, në funksion të kryerjes me sukses të veprimtarisë së Operës së Kosovës.
Rregullorja për Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Punonjësit e Rregullt dhe Angazhimin e Bashkëpuntorëve të jashtëm në Operën e Kosovës
Me këtë rregullore përcaktohen mënyra, kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies se punës për të punësuarit e rregullt dhe angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm në projektet artistike të Operës së Kosovës.
Rregullorja për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit Rezident të Aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe Teatrove të Qyteteve.
Kjo rregullore ka për qëllim harmonizimin e rregullores bazike me Rregulloren për Gradat dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të
Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore.
Rregullorja për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Pagesat Shtesë të Artistëve dhe Stafit Tekniko Artistik të BK-së dhe Pagesat e të Angazhuarve tjerë në Shfaqjet e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Kjo rregullore ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e rregullores bazike për funksionim e mirëfilltë të Baletit Kombëtar të Kosovës lidhur me angazhimin e bashkëpunëtorëve, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.