Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret Lea Ypi, ligjëruese e Teorisë Politike në London School of Economics

Jan 5, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ligjëruesen e Teorisë Politike në Departamentin e Qeverisjes në London School of Economics, Lea Ypi, njëherësh autore e librit të posabotuar në Londër dhe në Tiranë, “Të lirë – Të rritesh në fund të historisë”.

Kryeministri Kurti dhe Ypi diskutuan mbi situatën politike në Kosovë dhe në Shqipëri, sfidat dhe përvojat e qeverisjes.

U pajtuan se orientimi progresist në të dy shtetet duhet shprehur në reformë të thellë sociale dhe administratë publike cilësore.

Biseduan edhe për realizimin e programit dhe të arriturat e Qeverisë së Kosovës përgjatë nëntë muajve, si edhe për zhvillimet aktuale politike në Britani të Madhe, BE dhe më gjerë.

Lea Ypi ka ardhur në Prishtinë për të promovuar librin “Të lirë – Të rritesh në fund të historisë”, që aktualisht po përkthehet në 15 gjuhë.

Kurti e përgëzoi Ypi për suksesin që ka shënuar libri i saj që në muajin e parë të botimit dhe i dëshiroi suksese të mëtejshme. Libri trajton periudhën e viteve ‘80, para rënies së komunizmit në Shqipëri, të shikuar nga sytë e një fëmije.

Ypi është autore edhe e librave “Global Justice and Avant-Garde Political Agency” dhe “The Architectonic of Reason”, si dhe bashkëautore e disa librave të tjerë.

Libri “Migration in Political Theory” (bashkë me Sarah Fine) është renditur ndër titujt më të lexuar në katalogun e Oxford University Press. Ajo ka marrë çmim nga Akademia Britanike për ekselencë në​ shkencat politike, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM