Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës me shqetesim, dhimbje e trishtim të madh kanë ndjekur rastin e vrasjes së qytetares në Llaushë të Skenderajt.
Grup i Grave Deputete kërkojnë që ky rast të trajtohet me seriozitetin dhe ndjshmërinë maksimale. Kjo të vlejë edhe për kryesin e veprës e ashtu edhe nëse ka pasur neglizhencë si persona zyrtarë.
Femicidi vrasja e grave po thellohet si plaga më e rëndë e shtetit tonë. Këto raste po marrin përmasa pandemike e ne duhet t’i trajtojmë sa më shpejt.
Sot krimi nuk rëndon vetëm mbi kryersin e veprës por edhe mbi institucionet që ishin të paralajmëruara nga vetë viktima. Sipas informatave të publikuara, ajo kishte kërkuar mbrojtje të cilën nuk ia kishin ofruar Policia.
Neglizhimi i këtyre rasteve po con në humbje jetësh. Dhuna në familje e dhuna ndaj grave nuk ka pushim. Andaj edhe institucionet duhet të mos e përdorin këtë arsyetim. Nuk ka pushim kur ka potencial për vrasje.
Ne si Grup i Grave Deputete kërkojmë që ky rast të trajtohet me seriozitetin dhe ndjshmërinë maksimale. Kjo të vlejë edhe për kryersin e veprës e ashtu edhe nëse ka pasur neglizhencë si persona zyrtarë, thuhet në postimin në Facebook të Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.