Klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor kanë 19 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-Covid, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.