Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fondi i Kursimeve Pensionale e përmbyll vitin 2021 me rezultat të kënaqshëm, me shumën 227 mil.€

Jan 11, 2022

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e përmbylli vitin 2021 me rezultat shumë të kënaqshëm nga investimet, me kthimin bruto që kapi shumën prej +227 milionë euro. Kjo shifër nominale është më e larta prej themelimit. Ndërsa rritja e çmimit të njësisë këtë vit ishte 10.65%, krahasuar me +3.03% në vitin 2020. Në total mjetet pensionale u rritën sivjet me 365 milionë euro, për të arritur kështu në 2 miliardë e 353 milionë euro.

Këtë vit për pensionimin e 5,400 përfituesve u paguan 68 milionë euro, ndërsa prej themelimit janë shpaguar 321 milionë euro për 64 mijë përfitues.

Njëkohësisht, gjatë vitit 2021, përkundër pandemisë, institucioni arriti t’i ofrojë më shumë se 160 mijë shërbime fizike në zyrë. Ndërsa shërbimet tona digjitale vazhduan së avancuari, me gati 275 mijë kontribuues që kanë llogari në eTrusti dhe me gjithsej 752 mijë e 586 llogari pensionale.

Me këtë rast, në këtë fillimviti, iu urojmë të gjithë kontribuuesve më të mirat më 2022, thuhet në postimin në Facebook të Trust-it.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM