Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e Ushtrisë si në pajisje dhe armatim

Jan 11, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “NewBorn”, në Gjilan.

Në fjalimin para pjesëtarëve të regjimentit, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar dhe krenar për vizitën dhe shtoi se nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri.

Ai tha se këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.

Kjo, siç u tha ushtarëve kryeministri, e shton përgjegjësinë e udhëheqësve tuaj dhe secilit prej juve, që me moral të lartë dhe me përkushtim intensiv, si dhe me punë ekipore dhe stërvitje të rregullt, të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë, sa që sikur një.

Në vitin që lamë pas, FSK-ja tregoi profesionalizëm të lartë, përkushtim në shërbim të paqes e sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë, si dhe, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Një ndër sukseset më të larta të vitit 2021, ishte pjesëmarrja në “Defender Europe ‘21”, ku  treguat gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë me ushtarakët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesëmarrja në ushtrimin ndërkombëtar dhe validimi i suksesshëm i kompanisë tuaj, është testament i arritjeve, të cilët na bëni çdo ditë krenarë të gjithë neve, tha kryeministri Kurti. Ai shprehu bindjen se sfida e radhës, “Defender Europe ‘23”, do t’i gjejë edhe më mirë, edhe më të përgatitur, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 Është kënaqësi të jem këtu në kazermën tuaj, në mesin e juve ushtarakëve të përkushtuar për t’ju takuar dhe për të parë për së afërmi punën tuaj,

 

Ju, Ushtria e Kosovës jeni edhe ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite, që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë.

 

Ju, me shërbimin tuaj fisnik, përgatiteni çdo ditë ta mbroni atdheun. S’kam sesi mos të ndihem i nderuar dhe krenar dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri.

 

Këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.

 

Kjo e shton përgjegjësinë e udhëheqësve tuaj dhe secilit prej juve, që me moral të lartë dhe me përkushtim intensiv, si dhe me punë ekipore dhe stërvitje të rregullt, të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë, sa që sikur një.

 

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saj, duke dëshmuar, që është gati për përgjegjësitë e reja dhe për detyra edhe më të mëdha.

 

Në vitin që lamë pas, FSK-ja sërish ka treguar profesionalizëm të lartë, përkushtim në shërbim të paqes e sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë, si dhe, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë.

 

Një ndër sukseset më të larta të vitit 2021, është pjesëmarrja në “Defender Europe ‘21”, ku ju treguat gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë me ushtarakët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Pjesëmarrja në ushtrimin ndërkombëtar dhe validimi i suksesshëm i kompanisë tuaj, është testament i arritjeve, të cilët na bëni çdo ditë krenarë të gjithë neve.

 

Sfida e radhës, “Defender Europe ‘23”, do t’ju gjejë edhe më mirë, edhe më të përgatitur.

 

Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni që Ushtria e Kosovës, është ushtria e disiplinuar, e trajnuar mirë dhe ushtri e sukseseve.

 

Këtë do ta arrini me punë të përbashkët ekipore, duke mësuar nga njëri-tjetri dhe nga udhëheqësit tuaj ushtarakë.

 

Mbi të gjitha, këtë do ta arrini me zell dhe me motiv, për ta lartësuar vendin, shtetin dhe popullin tonë.

 

Ngritja e Ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Republikës së Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e Ushtrisë, si në pajisje dhe armatim, ashtu dhe kushtet e shërbimit, si dhe në ofrimin e mundësive, ku ju mund të tregoni shkathtësitë e juaja ushtarake.

 

Arritja e qëllimeve tona shtetërore dhe kombëtare, kërkon shumë punë, disiplinë dhe bashkëveprim. Ushtria këtë e kultivon më së shumti. Ju këtë e tregoni më së miri.

 

Ju faleminderit dhe urime e gëzuar viti 2022!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM