Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abdixhiku: Ende vazhdohet të kërkohet e vërteta e vrasjes së Enver Malokut e cila mbetet peng për të gjithë

Jan 11, 2022

Në 23 vjetorin e vrasjes së Heroit Enver Maloku, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me familjen Maloku dhe bashkëpunëtorë kanë nderuar figurën dhe veprën e madhe e publicistike të Enver Malokut.

“Sot, në 23 vjetorin e vrasjes së tij, kujtojmë e nderojmë patriotin e madh të Republikës së Kosovës, veprimtarin e madh të lëvizjes sonë për liri, pavarësi e demokraci, Enver Malokun.

 

Më 11 janar të vitit 1999, të vitit që Enver Maloku i kishte dhënë paraprakisht epitetin e vitit të lirisë, ai u vra para banesës së tij. Ndonëse lirinë e paraprirë s’arriti ta përjetojë, vepra dhe puna e jashtëzakonshme e tij u bë fundament i themeleve të lirisë që gjenerata të tëra e gëzojnë sot e do ta gëzojnë përgjithmonë.

 

Si themelues i Qendrës për Informim të Kosovës, si publicist e gazetar i shquar i kohës, Enver Maloku në gjithë terrin informativ të Kosovës, hapi një dritare informuese mbi të vërtetën e përballjes të popullit shqiptar të Kosovës. Kjo e vërtetë u bë burim informimi gjithandej nëpër botë. Nëpërmjet lajmeve e shkrimeve të tij, Enver Maloku denoncoi dhunën, masakrat, gjenocidin dhe eksodin e pushtuesit mbi popullin e Kosovës.

 

Enver Maloku, ka lënë gjurmë të pashlyera si një burrë i guximshëm, si një gazetar e idealist i një bote të lirë e pa censurë, e si një veprimtar i patrembur nga vdekja.

 

LDK, familja, bashkëveprimtarët e kohës ende vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën e vrasjes së tij e cila mbetet peng për të gjithë. Vetëm zbardhja e rastit së paku do t’i lehtësonte dhimbjet tona.

 

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Enver Maloku!”, thuhet në postimin në Facebook të LDK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM