Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kultura shumëngjyrëshe në Kosovë që po merr krahë

Jan 17, 2022

Më ndryshe se ahengjet që jemi mësuar t’i shohim në kryeqytet çdo natë, më me ngjyra se kaq, në netët e para të nëntorit të këtij viti u mbajt “Dreq show”.

Aty u grupuan një grup prej dhjetëra njerëzish të cilët eventet e tilla i presin me padurim, pasi aty ndihen të lirë të shprehin ngjyrat e tyre, pa frikën e paragjykimeve të të tjerëve.

Ky grupacion i njerëzve që ndjeu nevojën e të shprehurit përmes formave të ndryshme të artit arriti që t’i jap shkëndijat e para drejt krijimit të një kulture të re në vend, që përkundër sfidave të shumta po zhvillohet dita-ditës.

Ajo përfshin forma të artit si muzikë, kinematografi, teatër, shfaqje drag, poezi, libra, ekspozita e shumëçka tjetër.

Kolektivi “Hyjneshat” i themeluar në qershor të vitit 2020 ka organizuar disa ngjarje queer publike, nga ngjarjet javore drag dhe shfaqja e episodeve të garës drag më të famshme në botë, RuPaul’s Drag Race, në lokalin Dit’e Nat’ në Prishtinë, e deri tek organizimi i edicionit të parë të “DreqShow” në Termokiss për Halloween.

Linda Mustafa, nga “Hyjneshat” në një bisedë për KosovaLive ka thënë se qëllimi kryesor i këtyre eventeve është që të promovojnë kulturën queer përmes aktiviteteve kulturore.

“Hyjneshat janë kolektiv i pavarur dhe jo formal dhe mbështetjet për organizimin e eventeve e merr nga organizatat jo qeveritare të cilat veprojnë për fushën e komunitetit LGBT si CSDG, Termokiss dhe Kosovo 2.0”, tha ajo.

Ajo tregoi edhe procesin se si organizohen shfaqjet e tilla ku promovohet kultura shumëngjyrëshe. Fillimisht kolektivi i gjen fondet për performancën e caktuar, në bazë të fondeve caktohen dhe kapacitetet e ngjarjes. Pas fondeve organizohet takim me performuesit drag ku caktohet data, përformuesit dhe tema. Pas gjetjes së vendit, kolektivi sigurohet për ndriçim, skenë dhe pjesët tjera logjistike.

“Përformuesit përgatisin performancat dhe nëse është nevoja përfundojnë provat në hapësirën e përzgjedhur. Gjatë eventit kolektivi ndanë përgjegjësitë në dokumentim, vëzhgim të situatës dhe sigurohet që performuesit t’i kenë të gjitha nevojat e mbuluara”, shtoi tutje Linda.

Për Mustafen: “(performuesit ‘drag’) po bëjnë histori pa qenë në dijeni”

Për Lend Mustafen, aktivist i të drejtave për personat LGBTQ+ në Kosovë thotë se Kultura “drag” në Kosovë ka sjellë një frymë të re të shprehjes, luftës për barazi e zhvillimit personal të komunitetit.

Lendi Mustafen, aktivist i të drejtave për personat LGBTQ+ në Kosovë

Lendi Mustafen, aktivist i të drejtave për personat LGBTQ+ në Kosovë

Prej herës parë që ai ka organizuar një shfaqje drag ai ka parë që potenciali brenda shfaqjeve është përtej çdo barriere.

“Përformueset drag në Kosovë dita ditës po bëjnë histori pa qenë në dijeni për impaktin që kanë”, thotë ai teksa mundohej të shpjegonte artin brenda këtyre shfaqjeve.

Ai shpreson që të ketë sa më shumë nisma për shfaqje të tilla, pasi që gjithashtu ai beson që përformueset/it duhet të kenë mundësinë të konsiderojnë shfaqjet si punë me orar të plotë.

Ndërsa, “Barbie Lo”, e cila performon si “drag” në shfaqje të shumta, aktualisht këtë e bënë vetëm si hobi, teksa nuk e sheh si profesion të saj.

Pamje nga disa prej shfaqjeve drag në Kosovë

“Emri ‘Barbie Lo’, ka ardhur si pasojë e pëlqimit tim të madh për kukullat barbie dhe filmat që i kam përcjellë si fëmijë. Inspirimi im vjen nga gjithçka që unë shoh si ‘femërore’, nga filmat vizatimorë e deri tek personazhe të ndryshme filmike”, rrëfen ajo.

“Barbie Lo”, 20 vjeçare është performuese në “Drag” qe dy vite porse sipas saj në Kosovë ky lloj arti nuk gëzon vëmendjen e merituar.

“Personalisht drag-un nuk e shoh si diçka shumë të vështirë për tu bërë në Kosovë. Mendoj se mentaliteti mund që të ndikojë në frenimin e plot personave për të ushtruar këtë art, por qe se unë nuk kam hasur ndonjë problem, Në vendin tonë nuk është se ka plot hapësira që kërkojnë drag shows, pasi që shumica e njerëzve nuk kanë informacion lidhur me këtë art”, shtoi Barbie.

Thyerja e barrierave dhe stigmës shoqërore për LGBTQ+

Që nga viti 2014, kur edhe kjo rrymë filloi të shfaqet publikisht në Kosovë, janë trajtuar rrymat e zhvillimit të kulturës “queer”. Një prej shfaqjeve teatrale me tematikë LGBTQ+ që ka bërë bujë është “55 shades of gay” e shkruar nga Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Nezirajt.

Kolektivi artistik “HAVEIT” po ashtu kanë kontribuar në zhvillimin e kulturës “queer” me aktivizmin e tyre. Përmes aktiviteteve artistike, themelueset dhe pjesëtaret e këtij kolektivi Alketa e Lola Sylaj dhe Hana e Vesa Qena tentojnë të përçojnë mesazhe sociale.

Në instilacionin e tyre të parë më 14 shkurt 2014, disa vajza u puthën mes vete në qendër të Prishtinës.

Ato mbanin në duar mbishkrimet “Në të ashtuquajturën “Dita e Dashurisë”, kjo shoqëri vazhdon të refuzojë dhe ndalojë dashurinë mes seksit të njëjtë, për shkak të “moralit”, fotoja e HAVEIT u bë virale, ndonëse shoqëria kosovare reagoi në forma të ndryshme.

Sërish në vitin 2016,  ato organizuan aktivitetin “Pushimi i gjatë” në hapësirat e institucioneve publike e arsimore.

Në këtë ngjarje u promovua librin i cili mbante emrin e aktivitetit, e ku përfshiheshin poezi me karakter queer të shkruara ndër vite nga autorë shqiptarë.

Stigma e shoqërisë kosovare për LGBTQ+

Remsije Sadiku, gazetare nga Gjilani vlerëson se komununiteti LGBTQ+ vazhdon të jetë i stigmatizuar në shoqëri. Sipas saj, ata nuk gëzojnë vëmendjen e duhur nga shoqëria kosovare, por as nga institucionet.

“Vendi jonë është vend stigmatizues, vend ku nuk respektohen të drejtat e këtij komuniteti që është gjë për të ardhur keq. Përpos shoqërisë, as institucionet si Ministria e Kulturës e të tjerët, nuk i përkrahin mjaftueshëm këtë komunitet, andaj ata me të drejtë ndihen të frikësuar e të kërcënuar shpesh herë”, thotë ajo për KosovaLive.

Sipas saj, një shoqëri nuk mund të ketë liri dhe barazi vetëm kur të gjitha komunitetet në vend, përfshirë LGBT-n të trajtohen në mënyrë të denjë dhe të barabartë.

Ndërkohë, nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës, kanë njoftuar se në vitin 2021, në periudhën janar-tetor, janë raportuar tri raste të sulmeve ndaj komunitetit LGBTQ+.

Sipas tyre në vitin 2020 po ashtu ishin tri raste të raportuara, kurse në vitin 2019, gjashtë raste.

“Policia e Kosovës u kushton rëndësi të madhe trajtimit të të gjithave rasteve të raportuara pa marrë parasysh natyrën e rasteve apo dhe personave të përfshirë dhe çdo herë merr veprime konforme të autorizimeve ligjore”, thuhet në një përgjigje nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë në shkurt të vitit 2010, në qendër të Prishtinës u hap lokali eksperimental “Gegë”, që për rreth tri vite shërbeu si vend i sigurt për të gjitha llojet dhe grupet e njerëzve. Pronare e tij ishte Oda Haliti, aktiviste për të drejtat e njeriut.

Eli Vula

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM