Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Na duhet edhe masivizimi edhe shkëlqimi i sportit

Jan 22, 2022

Për të diskutuar për sportin dhe rëndësinë e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me komunitetin sportiv në një ngjarje të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunimin me Komitetin Olimpik të Kosovës. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të institucioneve publike, të nivel qëndron e lokal, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme sportive.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Komitetin Olimpik për ftesën, mikpritjen dhe për organizimin e kësaj tryeze, që i dedikohet strategjisë dhe Ligjit për Sportin. Përveç rezultateve të veçanta në arenën ndërkombëtare, e që janë të mëdha, ai tha se sporti na duhet edhe si kulturë e përgjithshme e popullsisë.

“Na nevojitet edhe masivizimi dhe shkëlqimi i sportit”, tha kryeministri gjatë diskutimit.

Për të arritur këtë padyshim se infrastruktura sportive është e rëndësishme dhe kjo do të trajtohet me prioritet shtetëror në qeverinë tonë, u shpreh më tej kryeministri Kurti.

Ai shtoi se dëshmi për këtë prioritizim të sportit përbën fakti, që për herë të parë në Kosovën e pavarur, sporti dhe zhvillimi i tij do të jetë pjesë e Strategjisë Nacionale për Zhvillim.

“Ura lidhëse në mes sportit dhe arsimit edhe si veprimtari shoqërore edhe si institucionale shtetërore, duhet të jetë e fuqishme, sepse asisoj i zbulojmë herët talentet e i mbështesim me kohë, dhe e bëjmë sportin trend e kulturë për të gjithë”, tha ai.

Kryeministri Kurti po ashtu veçoi edhe rëndësinë që ka lidhja në mes sportit dhe arsimit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM