Build Skills with our trainings

Sign up now!

GAP: Rritja e çmimeve në Kosovë dhe masat e mundshme për përballimin e inflacionit

Jan 25, 2022

Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Rritja e çmimeve në Kosovë dhe masat e mundshme për përballimin e inflacionit”. Rritja e zhvillimit ekonomik që u shënua gjatë vitit 2021 në Kosovë ishte si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së brendshme, pakove fiskale për rimëkëmbje ekonomike, si dhe mbështetjes nga diaspora. Një nga stimuluesit kryesor të konsumit, remitencat, deri në tetor të vitit 2021, shënuan po ashtu rritje vjetore prej 20 përqind, duke arritur vlerën 956 milionë euro për periudhën janar – tetor 2021. Një tjetër stimulues i rritjes së ekonomisë ishte eksporti i mallrave, i cili deri në tetor 2021 arriti vlerën prej 613.9 milionë euro, dukshëm më i lartë se eksporti në vitin 2019 dhe 2020 që ishte 383.5 milionë euro dhe 474.9 milionë euro respektivisht.

Ky raport tregon se me rritjen e aktivitetit ekonomik në Kosovë, ngjashëm me vendet tjera, u vërejt edhe një rritje në nivelin e çmimeve. Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, raporti tregon se gjatë vitit 2021 ka pasur rritje të çmimeve të konsumit, çmimeve të prodhimit, çmimeve të importit si dhe rritje të kostos së ndërtimit. Sipas të dhënave të paraqitura në raport, gjatë vitit 2021, përveç rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit prej 3.1 përqind, vërehet rritje edhe indeksin e çmimeve të prodhimit me 4.2 përqind, në indeksin e çmimeve të importit me 8.3 përqind, dhe atë të kostos së ndërtimit me 10.9 përqind.

Nëse analizohet niveli i pagave në Kosovë, vërehet se tek paga mesatare neto ka pasur ndryshime përgjatë viteve, ndërsa paga minimale ka qëndruar në nivel të njejtë. Andaj, disa nga rekomandimet e mundshme për zbutjen e efektit të rritjes së çmimeve janë: rritja e pagës minimale, rritja e pagesave për përfituesit e skemave sociale, dhe intensifikimi i monitorimit të tregjeve për ‘marrëveshjet e fshehura’ nga ana e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, thuhet në komunikatën për media e GAP.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM