Transparency International publikoi sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, i cili përdor një sistem llogaritjeje tëindeksit nga zero deri në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartëi korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion.
Sipas vlerësimit të Transparency International, Kosova pas 3 vitesh stagnimi në fushën e anti-orrrupsionit sivjet vlerësohetme 39 pikë duke rikthyer tre pikët e humbura. Në këtë mënyrë, Kosova rikthehet në nivelin e vlerësimit në të cilën ishte në vitin2017 duke shënuar ngritje në tabelën e klasifikimit për 17 pozita(në pozitën e 87-të nga pozita 104 në të cilën ndodhej vitin e kaluar).
Transparency International për herë të parë sivjet ka krahasuaredhe rezultatet e shteteve për periudhën 2012 –2021. Kosova, gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje prej pesë pikësh, nga 34 në vitin 2012, në 39 në vitin 2021.
Në nivel rajonal, krahasimi i rezultateve me ato të vitit të kaluartregon se bashkë me Kosovën edhe Maqedonia e Veriut dheMali i Zi kanë shënuar progres, me 4 respektivisht 1 pikë. Serbia dhe Bosna e Hercegovina nuk kanë shënuar ndryshim, kurseShqipëria është vendi i vetëm në “gjashtëshen” e BallkanitPerëndimor që e ka humbur një pikë.
Edhe në aspektin global, nuk ka ndonjë befasi të theksuar. Nga180 vende të përfshira në këtë vlerësim, Danimarka, Finlandadhe Zelanda e Re ndajnë pozitën e parë me 88 pikë, të ndjekuranga Singapori, Suedia dhe Norvegjia me 85 pikë.
Raporti i Transparency Internationa thekson se në Kosovë kapasur transfer paqësor pushteti mes qeverive në vitet e funditdhe Kosova është i vetmi vend në rajon dhe një nga vetëm pesëvendet në Evropë që, gjatë periudhës së pandemisë, nuk itransferoi kompetencat vendim-marrëse tek ekzekutivi por imbajti në parlament. Fakti që janë bërë përpjekje për tëpasqyruar vullnetin e qytetarëve edhe në kohët më të vështira, është një vendim i përgjegjshëm nga ana e qeverisë dhe përmendimin tonë është shumë e rëndësishme që edhe në rrethanatë jashtëzakonshme institucionet të vazhdojnë të kryejnë rolin e tyre. Kosova në këtë drejtim ka qenë një shembull shumë i mirë, duke lënë parlamentin të kryejë detyrat e veta gjatë periudhës sëpandemisë..
Por pavarësisht këtij përmirësimi prej tre pikësh, Kosova kaende shumë për të bërë për të arritur mesataren globale prej 43 pikësh, apo atë evropiane prej 65. Fokusi i institucioneve tonaduhet të jenë veçanërisht vazhdimi i procesit të reformësgjyqësore, luftimi i korrupsionit dhe ngritja e transparencës dhellogaridhënies gjatë procedurave të prokurimit publik dheemërimeve publike nëpër borde. Instituti Demokratik i Kosovësthekson se për t’u vazhduar progresi në parandalimin dheluftimin e korrupsionit:
1.Institucionet duhet të vazhdojnë me zbatimin e reformës nësistemin e drejtësisë me qëllim të ngritjes së besimit tëpublikut tek organet e rendit dhe ligjit, duke minimizuarndërhyrjet politike në punën e gjyqësorit dhe prokurorisë. Kjo reformë duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe e koordinuarmirë mes të gjithë akterëve relevantë.
2.Lufta kundër korrupsionit të intensifikohet në drejtim tëmasave parandaluese. Ligji i ri për Agjensionin përparandalimin e korrupsionit, duhet jo vetëm të ndërrojëemrin e Agjensionit, por të sjellë një frymë të re nëefikasitetin dhe përkushtimin e personelit të Agjensionit nëparandalimin e korrupsionit përmes një procesi më efikas tëgrumbullimit dhe kontrollimit të deklarimit të pasurisë sëzyrtarëve të lartë,dhe adresimin ekspeditiv të kërkesave përvlerësimin e rasteve të mundshme të konfliktit të interesit. Agjensioni gjithashtu duhet të fuqizohet edhe në trajtimin e rasteve të sinjalizimit të jashtëm si autoritet kompetentkombëtar.
3.Në fushën e prokurimit publik, kërkohet ngritje e transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit. Vëmendje të veçantë duhetkushtruar menaxhimit dhe mbikëqyrjes së kontratavepublikeduke ngritur nivelin e përgjegjësisë së zyrtarëvepublik për mënyrën e shpenzimit të parasë publike.
4.Sa i përket procesit të të emërimit dhe përzgjedhjes tëanëtarëve të bordeve kërkohet të ndryshohet dhe plotësohetLigji për Ndërmarrje Publike me qëllim të rritjes sëtransparencës dhe mbikëqyrjes së procesit dhe eliminimit tëpolitizimit të Bordeve nga përzgjedhja e anëtarëvejoprofesional, duke i dhënë mundësinë profesionistëve tëfushës dhe të paanshëm nga ngjyrimet partiake, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.