Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: Qeveria po dështon ta menaxhojë pandeminë, i ka humbur kontrolli mbi masat  dhe virusin

Jan 27, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për gjendjen e pandemisë COVID 19 ka kritikuar Qeverinë për faktin që nuk po shqetësohet për menaxhimin shpërthimit të valës së re të pandemisë.

Krasniqi tha se masat e ndërmarra nga Qeveria janë jopraktike dhe paradoksale, e cila në njërën anë ka vendosur barriera të lloj llojshme për të pa vaksinuarit, por barrierave të njëjta ju kanë nënshtruar pa kurrfarë dallimi edhe të vaksinuarit.

“Dje patëm 4,397 raste pozitive me virusin Covid 19, një numër ky që për një ditë të vetme, rezultoi me më shumë të infektuar sesa numri i të infektuarve marrë së bashku për disa muaj me radhë, gjatë dy viteve që lamë pas. Veç një muaj mbrapa, saktësisht me 26 dhjetor, kishte 12 raste pozitive. Pra për një muaj, patëm një rritje enorme të rasteve pozitive, në shkallë prej mbi 36,000% të numrit të të infektuarve për një ditë. Sa për sqarim, pikërisht me 26 dhjetor, janë konfirmuar 6 rastet e para me variantin Omicron, që tashmë është dominues edhe në mesin tonë. Por, duket se përsëri kjo valë e gjeti ne befasi qeverinë. Dhe kështu, për një muaj, nga 349 raste aktive, sot kemi 25,458 raste aktive”, theksoi ai.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se përderisa vetëm për një muaj kemi rreth 20 mijë raste më shumë të të infektuarve, kuptohet që qeveria nuk ka hezituar të nxjerrë masa, por interes për zbatimin e tyre të mirëfilltë nuk ka pasur.

“Ka një paradoks të thellë në shumë drejtime. Në njërën anë janë vendosur barriera të lloj llojshme për të pa vaksinuarit, por barrierave të njëjta ju kanë nënshtruar pa kurrfarë dallimi edhe të vaksinuarit. Sot, kemi mbyllje të qendrave sportive, eventeve kulturore e restrikcione të ngjashme, si për të vaksinuarit, si për të pa vaksinuarit. Kjo e tregon veç një gjë. Qe qeveria nuk ka hezituar të nxjerr masa. Por interes për zbatimin e tyre të mirëfilltë nuk ka pasur. Me fjalë të tjera, ajo ka vendosur kufizime mbi qytetarët dhe ua ka lënë në dorë vetë atyre që t’i zbatojnë këto kufizime”, tha Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi tha se vendimi i Qeverisë për vendosjen e e masave kufizuese për hyrje në Kosovë me tre doza të vaksinimit, veçmas ndaj bashkëkombësve tanë të brezit kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Luginën e Preshevës, që deri dje kanë qarkulluar e punuar krejt normalisht, duke i penalizuar ata, përbën një lloj absurdi të pakuptimtë, të cilit as nuk mund t’i thuhet i paqëllimshëm.

“Por, kjo dëshmon veç një gjë – dëshmon se qeveria jonë masat kundër Covid-it gjithmonë i ka ndërmarrë nga impulsi i frikës, e jo nga qëllimi i menaxhimit efikas”, tha ai.

Lideri i PDK-së kritikoi Qeverinë për përgjysmimin e buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, që ia pamundëson Ministrit të Shëndetësisë marrjen e masave adekuate.

“Buxheti i përgjysmuar, sot ia pamundëson ministrit Latifi që të ndërmarrë masa adekuate e përgatitore, në rast të shtimit të fluksit të pacientëve me COVID nëpër spitale tona. Nuk mund ta lëmë me këtë rast pa e përmendur edhe faktin se kostoja për një pacient shunë herë është tejet e lartë, arrin deri në 1 mijë euro, dhe nuk po shohim kurrfarë mobilizimi nga qeveria për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë drejtim“, tha ai.

Po ashtu, Krasniqi tha se Qeveria nuk e ka planifikuar në mënyrë të duhur procesin e vaksinimit, duke cekur mungesën e ekipeve mobile dhe mungesën e planit për testimin dhe vaksinimin e nxënësve, duke pasë parasysh që shumica e të infektuarve në javët e fundit janë të moshës 10-19 vjeçare, thhet në komunikaatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM