Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës janë të shtrirë për trajtim mjekësor 157 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 pacientë të negativizuar nga Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë,
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 78 pacientë
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.