Build Skills with our trainings

Sign up now!

OEAK: SHBA-të bëhen tregu kryesor eksportues i Kosovës

Jan 28, 2022

Në takimin e mbajtur me anëtarët e komiteteve të Odës Ekonomike Amerikane, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, u shpreh se komunikimi në mes të institucionit që ai drejton dhe bizneseve është gjithmonë i mirëseardhur, duke shtuar që sugjerimet dhe rekomandimet nga ana e bizneseve janë të rëndësishme për këtë institucion.
Llugaliu theksoi që në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë tashmë tregu kryesor eksportues i Kosovës.

‘’Një ndër objektivat kryesore strategjike të doganës është lehtësimi i tregtisë në të cilin ka pasur progres të dukshëm vitin e kaluar, por që gjithmonë ka çështje në të cilat duhet fokusuar më tepër’’, theksoi drejtori i doganave, Agron Llugaliu, duke shtuar që Dogana ka për synim vendosjen e standardeve të reja në lidhje me kërkesat e prodhuesve të cilat do të pranojnë përgjigje brenda dy javëve në lidhje me autorizimet.

Sa i përket investimeve të huaja, Llugaliu tha se kohëve të fundit po vërehet një interesim i madh nga ana e investitorëve të huaj për bashkëpunim me prodhuesit e Kosovës. Ai shtoi që dogana është ne dispozicion dhe e hapur për të gjitha kërkesat në mënyrë që investitorët të mos hasin në pengesa apo barriera në Kosovë.

Në takim u diskutuan edhe shume aspekte të rëndësishme në lidhje me aspekte që u konsideruan thelbësore për operimin e bizneseve, përfshirë edhe shtimin e bashkëpunimit për luftimin e ekonomisë joformale, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM