Një patrullë policore nga Stacioni policor në Rahovec ishte në asistencë të inspektorëve të AUV-it dhe ishin ne veprim në lokalin “PRIVE” në Rr. “Mulla Cufa “ në Rahovec, dhe aty kanë has në dy persona nën ndikim të alkoolit, e të cilët nuk kane zbatuar urdhëratë e zyrtarëve policor që të dalin nga lokali.
Të njëjtit kanë sulmuar personat zyrtar ( policët). ku njeri nga të dyshuarit ka përdor mjet të mprehtë. (Thikë) duke ju shkaktuar lëndime trupore.
Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor – Rahovec.
Tre zyrtarët policor kanë pranuar ndihmën mjekësore.
Lidhur me rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, te dyshuarit ndalohen për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.