KDI njofton se më 15 dhjetor 2021, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK) nënshkroi një kontratë me kompaninë Madekos për furnizim me maska kirurgjikale dhe dorëza. Çmimii kontratës është 150,035 euro me një kohëzgjatje prej 3 muajsh. SHSKUK përdori procedurën e negociuar për shkak se tenderi i hapur për të njëjtat produkte është me ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Mirëpo SHKSUK nuk ka ftuar të gjithëoperatorët që kanë ofertuar në tenderin e hapur që të ofertojnëedhe në tenderin me negocim. SHSKUK ka pranuar çmime mëtë larta se ofertat e pranuar nga e njëjta kompani për maska kirurgjikale. Madekos ka ofertuar 0.03 euro në tenderin e hapur, tenderin e hapur, ndërsa në tenderin me procedurë të negociuar, 0.04 euro.
Produkti | Sasia | Çmimi në kontratën e negociuar (00220-21-9784-1-1-5) |
Çmimi mesatar në tenderin e hapur (00220-21-5574-1-1-1) |
Maska kirurgjikale | 520,000 | 0.04 € | 0.03 € |
Dorëza të mëdha | 828,000 | 0.06 € | 0.047[1] € |
Dorëza të mesme | 1,136,500 | 0.07 € | 0.047[2] € |
Total | 150,035 € | 107,931 € |
Krahasimi i çmimeve në tenderin e negociuar dhe atë të hapur
SHSKUK ka ftuar vetëm edhe një kompani tjetër për të ofertuar në procedurën e negociuar, por e cila ka dhënë një çmim më tëlartë. Si rezultat i kufizimit të konkurrencës, SHSKUK ka pranuar çmime më të larta. Gjithashtu nuk ka ndonjë dëshmi se SHSKUK ka tentuar që të negociojë për të ulur çmimin. Përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, nënkupton që autoriteti kontraktues duhet të tentojë qëtë negociojë dhe të ulë çmimin. SHSKUK është dashur të ftojëtë gjithë OE që kanë ofertuar në tenderin e hapur në mënyrë qëtë marrë çmime më të lira. Një nga parimet bazë të prokurimit është konkurrenca dhe është vërtetuar se kur rritet niveli i konkurrencës ka mundësi më të mëdha që të ketë çmime më të ulëta.
Një nga OE që ka marrë pjesë në tenderin e hapur, Ardi Sh.P.Kështë ankuar me pretendimin se nuk është ftuar që të marrë pjesënë tenderin e negociuar dhe se do të mund që këto produkte ti ofertonte me çmim prej 90,000 euro, pra rreth 60,000 më lirë se çmimi i kontratës. Nëse kontrata do të llogaritej me çmimet e ofertuara në tenderin e hapur atëherë SHSKUK do të paguante rreth 108,000 euro. Një vendim i paanalizuar mirë, që tëpërdoret procedura e negociuar dhe të ftohen vetëm dy OE ka bërë që SHSKUK të dëmtojë buxhetin e saj për rreth 42,000 euro, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.