Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadoren franceze në Prishtinë, Marie-Christine Butel me ç’rast kanë trajtuar nevojën e projektit për ujërat e zeza, mundësitë për sjelljen e ekspertëve të profileve të ndryshme.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se me Butel kanë biseduar edhe për binjakëzimin e Prishtinës me qytetin Nantes, zhvillimin e agroturizmit të zonave rurale të kryeqytetit, si dhe bashkëpunimin në sfera si arti, kultura e sporti.
Para pak ditësh, me ambasadoren franceze në Prishtinë, zonjën Marie-Christine Butel, zhvilluam një bisedë të shumanshme, duke trajtuar nevojën e projektit për ujërat e zeza, mundësitë për sjelljen e ekspertëve të profileve të ndryshme, binjakëzimin e Prishtinës me qytetin Nantes, zhvillimin e agroturizmit të zonave rurale të kryeqytetit, si dhe bashkëpunimin në sfera si arti, kultura e sporti.