Dogana e Kosoves me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celular dhe pajisje përcjellse.
Pas hetimit disa mujor njësit e doganës së Kosovës kanë bastisur 7 lokacione të ndryshme ne Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.
Me kete rast është gjetur mall i ndryshëm (Telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesore) pa origjinë / dokumentacion përcjelles, pra është kontrabanduar.
Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor jane 21,509.41 Euro.
Me këte rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Koovës.