Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Nuk mund të ketë zhvillim në rajon pa tri elemente, infrastrukturë, lidhshmëri dhe investime

Shk 3, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, priten në takim drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek dhe drejtuesin e Divizionit përgjegjës për transpozimin dhe zbatimin e Acquis të BE-së, Albert Kolgeci.

Kryeministri Kurti e falënderoi Sekretariatin për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm. Ai theksoi se nuk mund të ketë zhvillim e progres në rajon pa tri elemente të rëndësishme: infrastrukturën, lidhshmërinë dhe investimet. Po ashtu, kryeministri ritheksoi rëndësinë e tregut të përbashkët rajonal.

Në takim u diskutua mbi aktivitetet e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit në Kosovë e vendet e rajonit, dhe nevojën për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit të transportit. U bisedua edhe për mundësinë e mbajtjes së takimit të Këshillit Ministror të Transportit me ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe rajonit në të ardhmen e afërt.

Zakonjšek foli për rolin që ka Sekretariati për integrimin e tregjeve të transportit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërmjet tyre, si dhe me shtetet e Bashkimit Evropian.

Sekretariati i Komunitetit të Transportit është themeluar përmes traktatit të nënshkruar me 9 tetor 2017, në të bëjnë pjesë 33 shtete, të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM