Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Arsimi i çdo fëmije është e drejtë e garantuar dhe realizimi i kësaj të drejte është obligim i shoqërisë

Shk 4, 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar për rastin e nxënëses 8 vjeçare me aftësi të kufizuara të cilës iu pamundësua vijimi i mësimit në një shkollë të Komunës së Prishtinës.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se ka autorizuar kolegët përkatës në MASHTI për të analizuar në aspektin profesional rastin, konform situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat, ashtu që rasti në fjalë të zgjidhet bazuar në interesin me të mirë të fëmijës.

“I bëj thirrje Komunës së Prishtinës dhe komunave tjera të cilave u kemi alokuar mjetet, që të shpallin konkurset dhe të punësojnë asistentet, të cilët duhet t’i angazhojnë në shkolla, për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje”, ka thënë Nagavci.

 

 

Me shqetësim mora informatën për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me aftësi të kufizuara , të cilës ju pamundësua vijimi i mësimit në një shkollë të Komunës së Prishtinës.

 

Arsimi i të gjithë fëmijëve është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, bazuar në instrumentet ndërkombëtare. Çfarëdo veprimi i cili bie në kundërshtim me politikat tona gjithëpërfshirëse, është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet.

 

Kam autorizuar kolegët përkatës në MASHTI për të analizuar në aspektin profesional rastin, konform situatës dhe gjetjeve do të ndërmarrim të gjitha masat, ashtu që rasti në fjalë të zgjidhet bazuar në interesin me të mirë të fëmijës.

 

MASHTI në kuadër të sigurimit të mekanizmit të mbështetjes se shkollës dhe fëmijeve me aftësi të kufizuara ka ndarë mjetet dhe buxhetin për punësimin e asistenteve, Komuna e Prishtinës e ka pasur të lejuar punësimin e 12 asistentëve dhe detyra e tyre ka qenë pikërisht mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në adoptim dhe mësimnxënie. Fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës nuk i ka punësuar këta asistentë.

 

Ne, edhe këtë vit tashmë kemi ndarë mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve dhe Komuna e Prishtinës është një prej komunave që ka pranuar të gjitha informatat për të shpallur konkursin për punësimin e 15 asistentëve, këtë vit.

 

I bëj thirrje Komunës së Prishtinës dhe komunave tjera të cilave u kemi alokuar mjetet, që të shpallin konkurset dhe të punësojnë asistentet, të cilët duhet t’i angazhojnë në shkolla, për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje.

 

Arsimi i çdo fëmije është e drejtë e garantuar dhe realizimi i kësaj të drejte është obligim i të gjithë akterëve dhe shoqërisë sepse vetem duke kontribuar dhe kryer punën secili nivel, ne do të arrijmë të përmbushim ketë mision.

 

Si ministri nuk do të ndalemi në punën tonë për ofrimin e mundësive për të gjithë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM