Njësitet policore, të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Personi i arrestuar: -B. B. mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën Blerje, posedim, shperndarje, shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër për të cilën është i dënuar dy vite e dy muaj.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar, sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.