Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI po punon për avancimin e arsimit të nxënësve me dëmtime në dëgjim

Shk 6, 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në kuadër të punës që po bënë për krijimin e kushteve për nxënësit me dëmtime në dëgjim, ka lansuar dy iniciativa me shumë interes për personat me nevoja të veçanta.

Punësimi i tre asistenteve të gjuhës së shenjave në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren dhe i instruktorëve të gjuhës së shenjave, ka hapë mundësinë që gjuha e shenjave të marrë vendin e merituar për komunitetin që nuk dëgjojnë, por edhe për të gjithë qytetarët që duan të mësojnë gjuhën e shenjave kosovare.

Gjuha shenjave është gjuha më e re e standardizuar në Kosovë dhe pas një rruge të gjatë, tashmë po institucionalizohet përmes programeve të akredituara. MASHTI në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Shurdhërve dhe ekspertë nga Finlanda po punojnë në ketë nismë, e cila për herë të parë do të krijojë kushte të mësohet dhe të promovohet gjuha standarde e shenjave, e cila ju mundëson personave që nuk dëgjojnë arsimim bilingual, thuhet në postimin në Facebook të MASHTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM