Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në BQK ulet tarifa për depozitim të monedhave

Shk 9, 2022

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për lehtësim të qarkullimit të parave të gatshme në ekonomi,

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës këtë fillimvit ka rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare.

Rrjedhimisht, është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5,00% në 3,75%. Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022.

Vendimi për zvogëlimin e tarifës për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të BQK-së.

BQK-ja pret që tarifa e ndryshuar të ndikojë në ngritjen e qasjes si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme.

Përndryshe, kostoja aktuale për BQK-në për realizimin e operacioneve të lidhura me aktivitetin bankar të depozitimit të monedhave metalike vazhdon të mbetet e konsiderueshme.

Sa i përket furnizimit me monedha metalike të denominuara në euro, që nga viti 2015, tarifa e aplikueshme për bankat vendore për tërheqje është 0,00% (falas), thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM