Build Skills with our trainings

Sign up now!

OEAK: Ministrja Hajdari ofron bashkëpunim me sektorin privat

Shk 15, 2022

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti një tryezë diskutimi me hisedarë nga institucionet shtetërore dhe sektori privat për të diskutuar rreth fuqizimit të dialogimit mes sektorit publik dhe privat dhe prioriteteve për vitin 2022.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari tha se programi i Qeverisë përfshin objektiva të ministrisë që ajo udhëheq, si rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve vendore duke pasur parasysh se vendi ynë është furnizues alternativ për investitorët e huaj, rritja e infrastrukturës së cilësisë, zhvillimi i qëndrueshëm përmes turizmit, inovacioni dhe ndërmarrësia si një sistem i brishtë i trashëguar dhe përkrahja dhe nxitja e bizneseve të cilët kanë për synim investimin.

Ministrja Hajdari tutje tha se pa ndihmën e sektorit privat, këto objektiva nuk do të mund të realizohen.

Ministrja Hajdari theksoi në veçanti ligjin për investimet strategjike dhe të huaja, duke thënë se ky ligj do të ofrojë një qasje të unifikuar të të bërit biznes në Kosovë, por edhe për të krijuar barazi për të gjithë investitorët vendorë.

“Duhet theksuar në veçanti investimet strategjike dhe të huaja të cilat do të jenë të përfshira në një ligj të vetëm dhe do të oftojnë mundësinë e negocimit të drejtpërdrejt me Qeverinë”, tha Hajdari.

Getoar Mjeku, zëvendësministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit të kontribuojnë me komente në udhëzimet adiministrative, duke thënë se kontributi i sektorit privat u ndihmon shumë institucioneve në vendimmarrje.

Pjesëmarrësit nga sektori privat theksuan disa nga shqetësimet e tyre të cilat ndërlidhen me zonat industriale, zonat doganore, dhe lehtësimin e financimit të eksportit, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM