Build Skills with our trainings

Sign up now!

MM dhe MMPHI nënshkruan memorandum për lirimin e ushtarëve të FSK nga pagesa e transportit hekurudhor

Shk 18, 2022

Në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërministror dhe ndërinstitucional, sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive respektive.

Krahas çështjeve në fusha tjera, MMPHI, përmes këtij memorandumi është vendosur për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e shërbimeve të transporti publik hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë.

Ky memoandum gjithashtu, ka për qëllim mbështetjen e MMPHI-së për MM-në edhe në fushat e veçanta, krahas mbështetjes së ndërsjellë nga ana e MM-së për MMPHI-së.

Dy ministrat, shprehën besimin e plotë për realizimin e suksesshëm të pikave konkrete të memorandumit dhe mbështetjen e ndërsjellë edhe në të gjitha fushat tjera të interesit të përbashkët.

Ministri Mehaj, pas marrëveshjes me Kryetarin e Prishtinës për lirimin e ushtarakëve nga pagesa e transportit publik urban, brenda një jave, realizoi edhe këtë marrëveshje e cila ndikon shumë në mirëqenien ekonomike të ushtarakëve të FSK-së.

Krahas objektivave tjerë, Ministri Mehaj, ka vendosur me prioritet mbi prioritete, përkujdesjen dhe mirëqenien ekonomike me fokus në rritjen e pagave për ushtarakët e FSK-së, me fokus, ushtarët dhe nënoficerët, zotim i cili do realizohet në të ardhmen e afërt, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM