Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- monsinjor Speich: Gatishmëri e Selisë së Shenjtë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën

Shk 22, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e priti sot në takim nuncin apostolik të Selisë së Shenjtë në Lubjanë, njëherësh delegat apostolik për Kosovën, monsinjor Jean Marie Speich.

Në takim u diskutuan mbi raportet e Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë. Presidentja Osmani e falënderoi Speich për kujdesin që Vatikani ka treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës.

Më tej, presidentja Osmani shprehu bindjen se raportet me Vatikanin mund të thellohen edhe më tej dhe gatishmërinë e institucioneve të vendit që të punojnë ngushtë me Selinë e Shenjtë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Në anën tjetër, monsinjor Jean Marie Speich e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Selisë së Shenjtë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e mëtejmë të tij, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM