Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Mërgata jonë është pjesë integrale e fuqishme e planit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Shk 22, 2022

Mërgata jonë është pjesë integrale e fuqishme e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në tryezën e rrumbullakët mbi të drejtat e diasporës, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që ka mërgata për Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti  bëri të ditura nismat e Qeverisë  për të angazhuar diasporën, marrë për bazë që diaspora sjellë dy burime shumë të rëndësishme në vend: të mirat materiale dhe njohuritë.

Ne e shohim mërgatën si kapital njerëzor, para se ta shohim si kapital financiar, tha kryeministri. Për këtë arsye jemi duke u fokusuar në krijimin e programit nacional, që në bazë ka transferin e dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, shtoi ai.

Duke vlerësuar se diplomacia dhe diaspora janë të pandashme në shumë fusha, kryeministri bëri të ditur angazhimin e Qeverisë për zhvillimin e një dialogu të gjithanshëm me qytetarët tanë jashtë vendit, si dhe punën për një strategji të re për diasporën, e një projektligj të ri.

Kryeministri ritheksoi zotimin për të punuar bashkë me mërgatën, për të mirën e përbashkët edhe të mërgatës edhe të Republikës sonë, që është reflektuar edhe në Programin e Qeverisë.

Në këtë tryezë morën pjesë Zëvendëskryeministrja, njëherit Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendësministrja, Liza Gashi, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të Presidencës, përfaqësues të odave ekonomike dhe të organizatave të shoqërisë civile, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM