Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria e Kosovës miraton vendimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Shk 25, 2022

Në mbledhjen e 64-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për vendosjen e sanksioneve në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Me këtë vendim Qeveria e Republikës së Kosovës do të zbatojë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sanksionet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian përmes Rregullores së Këshillit (EU) Nr. 269/2014 të datës 17 mars 2014, amandamentuar me Rregulloren e Këshillit (EU) Nr. 2022/259, dhe zgjeruar me Rregulloret Zbatuese të Këshillit Nr. 2022/260, Nr. 2022/261, të datës 23.02.2022, respektivisht Vendimit të Këshillit 2014/145/CFSP të datës 17 mars 2014 amandamentuar me Vendimet e Këshillit (CFSP) 2022/241; (CFSP) 2022/265; (CFSP) 2022/267, lidhur me masat shtrënguese ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Sanksionet konsistojnë në:

  • ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;
  • ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar;
  • ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.

Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato të listuara në anekset e akteve rregullative të lartpërmendura të Këshillit të Bashkimit Evropian. Këto sanksione do të jenë në fuqi, deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dje ditën e filluam në një botë të re. Kërcënimet e Federatës Ruse për tash e disa muaj ndaj Ukrainës demokratike u bënë agresion ushtarak që për çdo orë po e rrit numrin e viktimave. I njëjti agresion po vazhdon edhe sot. Ushtria ruse tashmë është futur në kryeqytetin e Ukrainës. Ushtria ruse është ajo e cila këtë agresion e bëri Evropën të tronditet dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të rimendohet.

Pushtimi rus, tashmë me pasoja tragjike, përveçse sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetin të Ukrainës dhe të popullit ukrainas, është edhe sulm ndaj demokracisë dhe lirisë. Është sulm ndaj vlerave universale të paqes dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Është sfidim i rendit dhe i unitetit të botës demokratike. Është cenim i sigurisë së përbashkët ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Sot ditën po e fillojmë duke iu bashkangjitur partnerëve tanë, BE-së dhe ShBA-së në kundërpërgjigjen ndaj agresionit ushtarak të Rusisë, duke miratuar një pako të sanksioneve ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që Republika e Kosovës, duke qenë e rreshtuar me botën demokratike, i vë sanksione Federatës Ruse. E në të dy rastet për shkak të agresionit dhe atë ndaj po të njëjtit shtet, Ukrainës. Dëshmi që kjo Rusi që po e shohim sot, nuk është një Rusi e re, por edhe paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re. Në fakt ajo dëshiron të jetë prapë e vjetër madje të bëhet edhe më e vjetër se Bashkim Sovjetik, pra të bëhet perandori ruse.

 

Prandaj, përgjigjja e botës perëndimore dhe demokratike duhet të jetë e unifikuar dhe e vendosur. Dhe e tillë ka qenë. Si pjesë e saj, vendimi i ynë i sotëm është bindje vlerore e jona,  bashkërendim dhe bashkim me botën e lirë dhe paqedashëse dhe solidarizim me shtetin dhe popullin ukrainas.    

 

Reagimi jonë i menjëhershëm dhe i pa rezervë ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia duhet të lexohet edhe si një mesazh i qartë i orientimit tonë politik dhe diplomatik. Por, kemi tregues edhe të orientimit të fqinjit tonë në veri të paralajmëruara më herët. Përafërsisht në të njëjtën kohë kur Kosova ishte një nga 16 shtetet mikpritëse në mesin e 27 vendeve pjesëmarrëse të ushtrimeve ushtarake të NATO-s të kryesuara nga ShBA, “Defender Europe 21”, Serbia dhe Rusia zhvillonin ushtrime të përbashkëta ushtarake të quajtura “Joint Response 21” dhe më pas ”Slavic Shield 21”. Pra kur Kosova e aleatët e saj stërviteshin se si të jenë mbrojtësit të Evropës, fqinji ynë verior dhe Rusia përgatiteshin për kundërpërgjigje të përbashkët dhe për atë që ata e quajnë mburojë sllave. Le të jetë ky një rikujtim për të gjithë.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës është e bashkërenduar dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Evropian, NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Mbretërinë e Bashkuar, për të kundërshtuar luftën pushtuese të Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin tonë. Qëndrojmë bashkë e të bashkuar për paqe dhe siguri, dhe për mbrojtje të demokracisë e të lirisë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM