Pushtimi aktual i Ukrainës shkel të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikon paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin. Ai përbën një kërcënim të qartë për vlerat themelore të dinjitetit njerëzor, demokracinë, sundimin e ligjit dhe solidaritetin.
Ne bashkëndjejmë me të gjithë individët që janë afektuar drejtpërdrejt përgjatë tërë rajonit, duke përfshirë kolegët tanë në Odën Amerikane, anëtarët, partnerët dhe të afërmit e tyre.
Rrjeti ynë mbledh individë dhe organizata me lidhje të thella në tërë Evropën dhe Euroazinë, si dhe në mbarë botën. Ai ndërtohet mbi një besim të fuqishëm rreth rëndësisë së bashkëpunimit, dialogut dhe të kuptuarit kulturor. Veprimet ushtarake aktuale rrezikojnë ato ideale.
Odat Amerikane në Evropë mbështet të gjitha përpjekjet e vazhdueshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë, mbrojtjen e civilëve dhe ruajtjen e sigurisë dhe prosperitetit në të gjithë rajonin, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.