Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia në Mitrovicën e Veriut arreston dy të dyshuar, konfiskon mbi 26 kg marihuanë

Shk 26, 2022

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN)-Mitrovicë Veri, pas një aktiviteti hetimor, kanë ardhur deri te zbulimi i një lokacioni ku dyshohej se funksiononte një laborator i narkotikëve.

Pas marrjes së një urdhri verbal nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka realizuar kontroll në lokacionin e dyshuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Gjatë kontrollit, policia ka hasur në laboratorin ku janë gjetur dhe sekuestruar: 26 kilogram e 216 gram marihuanë, 355 rrënjë të bimëve të mbjella në saksi si dhe dëshmi të tjera (gypa ventilimi, ventilator, drita ndriçuese, ngrohëse, instrumente për matjen e temperaturës, pesticide si dhe pajise tjera përcjellëse). Vlera e lëndës narkotike të konfiskuar është mbi 50.000 euro.

Nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’, janë arrestuar dy të dyshuar: S.R., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe B.B., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar).

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me aktvendim nga ai dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM