Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore çdo herë ndërmerr veprimet e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në nivel vendi.
Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike.
Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sqaron rreth dërgimit të kontejnerëve dhe pajisjeve logjistike të cilat do t’u shërbejnë zyrtarëve policor në pikën kufitare në Bërnjak, për kryerjen sa më efikase të detyrave të tyre.
Që nga marrja e mandatit dhe në vazhdimësi, si Ministër i Brendshëm bashkë me Policinë e Kosovës jemi angazhuar që brenda kapaciteteve tona të krijojmë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata.
Në kuadër të kësaj, përshkak të kushteve jo të mira, Policia e Kosovës sot ka dërguar kontenjerë dhe pajisje logjistike të cilat do t’u shërbejnë zyrtarëve policor në pikën kufitare në Bërnjak, për kryerjen sa më efikase të detyrave të tyre.
Angazhimi ynë i përbashkët dhe i përditshëm ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve dhe vendit, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.