Policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc te Suharekës, një nxënës gjate orës se mësimit e ka ekspozua arme te cilën e ka pasur ne brez.
Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe t’i sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën: një pistoletë dhe një karikator. E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k.
I dyshuari i mitur është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregull, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.