Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kontigjenti i FSK-së realizoi me sukses aktivitetet në kuadër të Stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30” që u mbajt në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ushtarakët tanë kanë dëshmuar performancë me profesionalizëm, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje.
Kontingjenti ynë realizoi me sukses aktivitetet në kuadër të Stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30” që u mbajtë në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.
Ushtarakët tanë dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje.
Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate!