Build Skills with our trainings

Sign up now!

BERZh e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në synimin e saj për një tranzicion të drejtë energjetik

Shk 28, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, takimin e parë bilateral në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) e zhvilloi me drejtoren menaxhuese të BERZh-it për Infrastrukturë të Qëndrueshme, Nandida Parshad dhe drejtorin menaxhues për Ekonomi të Gjelbër dhe Klimë në, Harry Boyd Carpenter.

Kryeministri Kurti tha se është kënaqësi që po takohemi në selinë qendrore të BERZh-it në Londër dhe i falënderoi për ftesën dhe mirëpritjen. Ndër temat qendrore të takimit ishin mjedisi dhe energjia. Kryeministri Kurti foli për kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë në vend dhe teknologjinë e vjetër të termocentraleve, si dhe për përvojën e Kosovës në përballimin e krizën globale të energjisë. Ai theksoi synimin dhe nevojën e vendit për diversifikim të energjisë elektrike, me vëmendje të veçantë të burimet e ripërtërishme dhe se në këtë drejtim Qeveria e vendit është duke punuar në hartimin e Strategjisë së Energjisë e cila përpos dekarbonizimit do të synojë të ruaj sigurinë e furnizimit me energji dhe përballueshmërinë për konsumatorë duke rritur përdorimin e energjisë së pastër.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati foli për rëndësinë e efiçiencën së energjisë elektrike dhe projektet aktuale që po gjejnë zbatim. Ai shtoi se BERZh ka një rol të rëndësishëm në qëllimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një tranzicion të drejtë energjetik.

Nandita Parshad, në anën tjetër, shprehu mbështetje ndaj synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dekarbonizim dhe energji të pastër. Ajo tha se BERZh është e gatshme që t’i ndihmojë Kosovës synimin e saj për një tranzicion të drejtë energjetik. Në takim gjithashtu u diskutuan mundësitë tjera dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh. I pranishëm në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i BERZh-it për Kosovë, Neil Taylor, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM