Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 50 pacientë. Prej tyre 42 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 8 të negativizuar, post-Covid-19. 30 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 5pacientë në Mjekim Intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 23 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacient, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.