Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Çavusoglu: Kosova bashkë me aleatët, nuk do të lejojnë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Mar 1, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Ankara kanë takuar me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Në takim, ndër të tjera është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shkëmbimit tregtar, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja theksoi se raportet me Turqinë kanë potencial të zgjerohen e thellohen edhe më tej, në veçanti duke nxitur më shumë investime në Republikën e Kosovës si dhe duke rritur eksportet e Kosovës në Turqi. Ajo më tej theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si proces nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se bashkë me aleatët, nuk do të lejojnë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas presidentes Osmani, paqja dhe e ardhmja e sigurt e rajonit është e mundshme me anëtarësimin e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM