Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik, me fokus të veçantë ndaj:
– ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve,
-kontrolli i shtuar i shpejtësisë,
-tejkalimi në vijë të plotë me dron etj.
Gjatë muajit shkurt, nga njësiti i trafikut janë shqiptuar: 6.929 tiketa për kundërvajtje .
Në krahasim me periudhën e njëjta te vitit 2021 , fletëparaqitjet janë në ngritje për 36 %.
Në këtë periudhë kohore , janë konfiskuar përkohësisht 164 patentë shofer ne kohëzgjatje prej 3 deri në 12 muaj
Duke kërkuar kujdes të shtuar, për të gjithë pjesmarrësit në trafik, ju njoftojmë se operacionet për siguri në rrugë, do të kënë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.