Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 01.03.2022
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 688 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.813.440 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.179 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.546 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.257 testime, 61 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.498.
Në total numri i rasteve aktive është 1.696.