Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se komandot tona po vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ka vizituar komandot të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të cilët jane duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet për operacionet speciale.
Komandot tona vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane
Sot isha në Aeroportin e Gjakovës ku vizitova komandot tona të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të cilët jane duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale.
Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë.
Së bashku me forcat aleate amerikane gjithnjë e më të fortë!