Shoqata e Gastronomëve kanë bërë të ditur se nga sot, me datën 7 mars, zyrtarisht janë liruar masat në gastronomi, si veprimtaria e klubeve të natës, organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shogërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari, mund të funksionojnë sipas orarit të rregullt, pra Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Rregulloreve Komunale.
Subjektet janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës për të kontrolluar posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura me vendimin e ri, thuhet në postimin në Facebook të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.