Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj vlerëson lartë kontributin e grave dhe vajzave zyrtare e ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së

Mar 8, 2022

Në ambientet e Kazermës” Adem Jashari” në Prishtinë, sot me organizim të veçantë të Ministrisë së Mbrojtjes, me temën “ Gratë, Paqja dhe Siguria”, u shënua 8 Marsi- Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Ky aktivitetet, u organizua me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave zyrtare dhe ushtarake të FSK-së, si dhe veteraneve të UÇK-së dhe ish-TMK-së, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv. ministri Shemsi Syla, Zv. Komandanti i FSK-së, Gjeneral major Enver Cikaqi dhe drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Gjeneral major Gëzim Hazrolli dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Jörg Rüter.

Me këtë rast, të pranishmet, me fjalë rasti i përshëndeti, ministri Mehaj, i cili prezantoi rolin e madh të grave e vajzave tona në të gjitha periudhat historike të përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtimin e vendit.

Gjithashtu, ministri Mehaj vlerësoi lartë kontributin e grave dhe vajzave zyrtare e ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në realizimin e detyrave ligjore dhe misionin kushtetues të tyre, në shërbim të vendit, qytetarëve si dhe paqes e sigurisë kudo në Botë.

Në vazhdim, në tematikën shumëdimensionale të ditës festive, me fjalimet dhe kumtesat e tyre u paraqitën edhe Gjeneral major Enver Cikaqi, Gjeneral brigade Irfete Spahiu, Fahrije Sadiku, kadetja e QSU-së, Alisa Ramadani dhe Nënkolonele Remzije Zeqiraj.

Paraprakisht, ministri Mehaj, ka pritur për herë të parë një grup të veteraneve të UÇK-së dhe TMK-së, të cilave u shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin dhe shërbimin e jashtëzakonshëm për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM