Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se pas takimit me Këshillin Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale, nuk morri votat e nevojshme për arsye se përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.
Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.
Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale.
Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.
Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi.
Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.
Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.