Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komisionet e ligjeve të Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi 

Mar 11, 2022

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar, ka pritur në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Klotilda Bushka, kryetare.

Me këtë rast, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të dyja komisioneve parlamentare.

Kryetari Rrustemi, ka thënë se nëpërmjet kësaj marrëveshje, synohet të rritet bashkëpunimi, si dhe shkëmbimi i përvojave në mes të dyja vendeve, për të mirën e qytetarëve.

Ai ka thënë se përvoja parlamentare e Shqipërisë është shumë e rëndësishme për Kosovën, përshirë edhe ajo për procesin e vetingut.

Rrustemi, po ashtu, ka falënderuar Shqipërinë për tërë atë çfarë ka bërë për Kosovën, duke vlerësuar se kontributi i saj ka qenë jetik për Kosovën.

Edhe kryetarja Bushka, e ka vlerësuar lart nënshkrimin të kësaj marrëveshje.

Ajo, ka theksuar se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të dyja komisionet, ndër tjera do të merren me monitorimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës, duke filluar nga lëvizja e lirë e qytetarëve, lëvizja e lirë e mallrave etj.

Në këtë kontekst, Bushka, ka thënë se në të ardhmen synohet të formohen edhe grupe punuese të përbashkëta për mbikëqyrjen parlamentare.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Shqipërisë, po qëndron në Kosovë me ftesë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM