Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti priti në takim demonstruesit e pranverës së vitit 1981

Mar 11, 2022

Në përvjetorin e 41-të të demonstratave të pranverës së vitit 1981, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, vizitoi veprimtarin dhe ish-deputetin, Ali Lajçi. Së bashku me kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe deputetë e deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri priti në takim veprimtarë e veprimtare, ish të burgosur, bashkë organizatorë të demonstratës së 11 marsit të vitit 1981.

Demonstratat e 1981 shënuan fillimin e një procesi të pandërprerë, që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë dhe çlirimin e Kosovës, tha kryeministri Kurti. Ai theksoi se në mars 1981 populli demonstroi se është i gatshëm të vetëvendos e të vetëqeveriset, ndërsa lëvizjet dhe organizimet e pandërprera për Republikën e Kosovës morën vrull e energji të re.

Gjatë takimit u rikujtua bashkë organizimi i demonstratës masive, si përgjigje kundër dhunës që u përdor për të shtypur protestat e studentëve. U kujtua mobilizimi i madh popullor dhe mbështetja edhe nga punëtorët, për demonstratën e organizuar më 11 mars 1981 nga studentët e nxënësit e shkollave të mesme. Këto demonstrata u vlerësuan si hapi i madh në rrugën e gjatë e plot krenari, që solli rrëzimin e ish-Jugosllavisë dhe çlirimin e Kosovës, në vitin 1999.

Në takimin e ftuar nga kryeministri Kurti, të pranishëm ishin: Bajram Kosumi,Besë Ahmeti, Dije Lohaj, Enver Dugolli, Fatmir Humolli, Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni, Jonuz Jonuzi, Naime Naqestena, Ramadan Gashi, Salih Salihu, Sami Kurteshi, Shqipe Selimi, Shukrije Gashi, eutë Hadri dhe Xhevat Bislimi, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM