Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoxhaj- Hovenier: Aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për të ardhmën tonë euroatlantike

Mar 14, 2022

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim, përveç situatës së sigurisë në rajon pas agresionit rus në Ukrainë, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

Nënkryetari Hoxhaj, me këtë rast, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadorit Hovenier në të gjitha proceset politike përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, Ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier, ka thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Nënkryetari Hoxhaj tutje është shprehur se partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për të ardhmën tonë euroatlantike, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM