Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAPL: Mbështetje financiare për studentë të komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom

Mar 17, 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit për ofrimin e mbështetjes financiare për studentët e komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom të cilët studiojnë në universitetet publike në Kosovë.

Qëllimi i këtij Memorandumi është promovimi i edukimit te këto komunitete, nxitja në zhvillim akademik, krijimi i mundësive që studentët të mos i ndërpresin studimet për shkak të kushteve të vështira materiale, si dhe krijimi i brezave të rinj të mësimdhënësve dhe ligjëruesve nga radhët e komuniteteve.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, theksoi se kjo përkrahje financiare do të ndikojë në rritjen e nivelit arsimor të këtyre komuniteteve, ndërsa tha se për informim rreth kësaj mundësie duhet të punohet bashkë me shoqërinë civile, shkollat dhe komunat.

Ndërkaq, ministrja Nagavci, pasi që theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për studentët e këtyre komuniteteve, përmendi edhe mbështetjen që po jep Ministria për Qendrat mësimore me bazë në shkollë dhe me bazë në komunitet, si dhe bursat që ndahen për nxënësit e shkollave të mesme për komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom.

Ministrat, Krasniqi e Nagavci u zotuan se si institucione do të punojnë vazhdueshëm për krijimin e mundësive të barabarta në arsim për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM